Itali, dy gra te moshuara ne pranga per trafik droge

Karabinieret ne kryqytetin italian, Rome, kane vene ne pranga dy gra te moshuara me nje akuze mjaft te pazakonte per moshen e tyre: trafik droge. Arrestimet u kryen gjate dy opreacioneve blic te shkeputura nga njera-tjetra.
Njera prej dy grave, nje 70-vjecare, sipas hetuesve furnizonte me kokaine shperndaresit e vegjel te droges ne bregdet.
Ne shtepine e saj ishin gjetur disa doza te lendes narkotike.
E dyta, nje 68-vjecare, nene e tre femijeve dhe gjyshe e 7 niperve, mblidhte doza kokaine ne paketa te vogla cellofani.
Fitimet e nxjerra nga kjo pune i sherbenin per te “rrumbullakosur” pensionin.
Ne apartamentin e saj u sekuestruan peshore me precizion te larte, rrahese elektrike si dhe gjysme kilogrami kokaine.
Te gjitha ishin vendosur ne nje qese mbi tavolinen e bukes ne mes te kuzhines.