Të shtunën, Shtimja katër orë pa rrymë elektrike

Të shtunën KEDS Sh.A. njofton se të shtunën, më 17 gusht në nënstacionin NS 110/10 kV Lipjani do të shkyçet largpërçuesi 35 kV Shtime, prej orës 06:00 deri në orën 10:00. Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: qyteti i Shtimes, Rashinca, Davidovci, Myzeqina, Xhergjaj, Zotaj, një pjesë e qytetit-qendra, Petrova, Mullopolci, lagjeja e Pajtimit, Bllacajt, rr.Jetë Hasani, Godanci, Shtëpia e Pleqve, Reçaku, Carraleva, Zborci, Pjetërshtica , Karaçica, Kosharja, Gllavica, Lubuct, Maksiti PUTZ, Pompat e ujit dhe Ndërtesa e Fitores.
Shkyçja bëhet me qëllim të montimit të mbrojtjeve rele multifunksionale./Indeksonline./