E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të thashë që isha i sëmurë. Ja epitafet më të bukura

Share

Në Britaninë e Madhe është bërë një sondazh për të përzgjedhur epitafin më të bukur. Në vend të parë, me shumicën e votave, ka dalë shënimin në varrin e komedianit Spike Milligan Të thashë që isha sëmurë.

Ai ka marrë dy të tretat e votave, duke lënë pas me një të dhjetat e votave epitafin e famshëm të Oskar Uajld Ose të ikin ato perde, ose ika unë. Në vend të tretë është epitafi i Frenk Sinatrës Më e mira do të vijë tani.

Më pas vjen sërish një komedian, Frank Karson, mbi varrin e të cilit është shkruar Çfarë mënyre për të humbur në peshë. Kryeministri i luftës, Uinston Çërçill është pas tij me epitafin e tij: Jam gati për të takuar krijuesin. Nëse krijuesi është i përgatitur për këtë përvojë të hidhur, është tjetër çështje.

Në sondazh u pyetën edhe personazhe të njohur se si do e donin epitafin e tyre. A je i sigurt që nuk ka pasur ndonjë gabim, tha një komedian.

Një shkrimtar tha se do shkruante: Do e jetoja jetën saktësisht siç kam bërë. Përveç tre inçëve më shkurt.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›