E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wall Street? Faleminderit, do festoj me miqtë

Share

Kur bursa e njohur amerikane Wall Street të nisë punën sot, sytë e botës do jenë tek Mark Zuckerberg, 28 vjeç. Shkak: Për herë të parë Facebook do jetë tani në bursë. Por Zuckerberg nuk do jetë aty.

Ndërkohë që shefat e kompanive janë mësuar që të paktën në mënyrë simbolike ti bien ziles që njofton nisjen e punës, miliarderi i ri e ka shpërfillur këtë traditë dhe do e festojnë lancimin gjigand në bursë me miqtë e tij në Kaliforni.

Për njerëzit e Wall Street kjo është një fyerje, për Zuckerberg thjesht një veçori personale.

Tetë vite pas themelimit, Facebook është bërë një gjigand botëror. I lindur në një dhomë konvikti, tani ai vlen 104 miliard dollarë. Në total është më i shtrenjtë se tre gjigandët gjermanë BMW, Deutsche Bank dhe Adidas, të marra së bashku.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›