E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të tjerët para vetes

23/02/10 19:35

Jetmiri dhe Ada kanë dalë në kopësht për të pirë nga një cigare dhe Jetmiri i ka treguar asaj që ai gjithmonë brenda shtëpisë ka menduar për të tjerët dhe tani mendon që ka ardhur koha që të shijojë pak për vete. Ada i ka thënë që pse nuk ka menduar dhe për vete më parë dhe ai i përgjigjet që ai kështu është, që mendon në fillim për të tjerët dhe veten e lë në fund. Madje të tjerët e shtyjnë drejt fundit dhe ai do shumë kohë për ta marrë veten. Ada i tregon që dhe ajo e ka pësuar shumë herë këtë gjë, ajo ka bërë shumë për njerëz që nuk kanë vlejtur fare. Jetmiri ka thënë që ai ka menduar se këtu nuk do ti ndodhte kjo gjë pasi do të ishte me njerëz që nuk i njihte por ai ka rënë në grackën e përhershmë. Ada i thotë që më e keqja është që njerëzit nuk të vlerësojnë aq sinqeritetin. Ai i thotë që të mos jetojë për të tjerët por për veten. Ada është shprehur që ajo atë po bën, por aty brenda nuk ka patur asnjë që e ka ftuar të ndajnë një bisedë dhe ajo të ketë refuzuar. Ai i ka thënë që as atij nuk i ka kërkuar dikush që ti tregojë për jetën e tij.
Me këtë rast ajo e pyet për jetesën që bën. Ai i tregon që në Itali nuk ka jetuar me motrën pasi do të ishte e parehatshmë për të dy ndërsa prindërit i ka këtu dhe ai nuk ka dashur asnjëherë që ata të shkonin në Itali pasi nuk mund ta përballojnë emigracionin. Për më tepër do tja kishin kondicionuar dhe atyre kushtet e jetesës.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›