E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndajnë pastrimin

23/02/10 17:37

Tashmë të gjithë banorët ndodhen në shtëpinë e re dhe u duhet që të ndajnë punët e shtëpisë. Kështu Erioni dhe Graciela marrin letra higjenike dhe fillojnë ti shkruajnë për të bërë një short për ndarjen e punëve të shtëpisë. Disa prej tyre do të merren me patrimin e sallonit, disa me gatimin, të tjerë me larjen e enëve dhe me pastrimin e pasqyrave. Mes banorëve hapet një debat për ndarjen e punëve. Jetmiri thotë se duhet që ti ndajnë vajzat dhe djemtë në mënyrë që të alternohen. Erioni dhe Graciela diskutojnë për ndarjen e çifteve në pastrim. Erioni thotë se njëri nga banorët duhet që të pastrojë vetëm dhe ndoshta atij do ti ngelë hatri. Për këtë Graciela i thotë se ajo mund të pastrojë vetëm, nuk e ka problem këtë gjë. Ndërsa ata të dy vazhdojnë të përgatisin letrat për ndarjen e punëve Domenika dhe Ada vazhdojnë të gatuajnë drekën. Më pas banorët mblidhen të gjithë në tavolinën e ngrënies dhe fillojnë të merren me ndarjen e punëve. Ata hedhin një short ku vajzat tërheqin për punët që do të bëjnë. Kështu Gracielës i bie të lajë pjatat ndërsa Enxhit i ka rënë të pastrojë pasqyrat, por ajo tallet dhe thotë se i ka rënë të kujdeset për çunat. Më pas Graciela i shënon emrat dhe punët në një letër dhe thotë që kjo do të jetë rradha e punëve për nesë. Punët jane: Graciela-Valonui do lajnë pjatat, Kika Olta do pastrojnë banjën, Miri oborrin, Rezi , Seldi do merren me sallonin, Domi, Enxhi, Bledi dhe Edi do pastrojnë pasqyrat dhe Bertina me Klodin do të merren me dhomën e gjumit. Më pas ata nisin të komentojnë për ndarjen e punëve të shtëpisë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›