E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te verberit Abuzim me rimbursimin e energjise

Kryetari i Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë Sinan Tafaj dhe kryetarja e Shoqatës së Paraplegjikëve Mybere Prizreni kanë dorëzuar të martën në Prokurorinë e Përgjithshme një kallëzim penal ndaj vjedhjes që sipas tyre po i bëhet fondit të rimbursimit të energjisë.

Në deklaratën për mediat, të dy krerët e shoqatave kanë shpjeguar se nga 15 mijë anëtarë që kanë këto dy shoqata, aktualisht përfitues të rimbursimit të energjisë janë rreth 25 mijë persona.Sipas Tafaj, në bazë të kësaj liste abuzive, kompania CEZ-Shpërndarje i ka kërkuar Ministrisë së Financave të shlyejë borxhin që shteti i ka kompanisë nga rimbursimi i energjisë për kategorinë e të verbërve dhe paraplegjikëve.

Kreu i të verbërve ka deklaruar se ky nuk është i vetmi abuzim që bëhet me fondet e akorduara nga buxheti i shtetit për kategorinë e personave me aftësi të kufizuar.

Sipas tij, buxheti që shteti jep cdo vit për ta është mjaft i madh, madje i fryrë, por përfitimi direkt për këtë shtresë është mjaft i ulët dhe kjo si pasojë e listave abuzuese që hartohen për përfituesit e këtyre fondeve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›