E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të verbërit pajisen me çertifikata kompjuteri

Tashmë të verbërit kanë edhe një mundësi më shumë për të gjetur vende pune. Një pjesë e anëtarëve të shoqatës të të verbërve janë pajisur me disa çertifikata ku dëshmohet se janë të aftë për të punuar në kompjuter.
Sipas kryetarit të shoqatës të të verbërve Sinan Tafaj kjo shihet si një mundësi më shumë për integrimin e personave të verbër në shoqëri.
Tashmë këta persona njohin mirë disa programe bazë të kompjuterit e mbi të gjitha internetin i cili ka një funksion socialo-edukativ për ta.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›