Të voglin e zë gjumi duke mësuar ski (VIDEO)
Një djalosh të vogël e ka zënë gjumi në këmbë, mbi ski. Video e hedhur në YouTube është kthyer në video ngjitëse, pasi në pak ditë është parë mbi 500 mijë herë.
http://www.youtube.com/watch?v=0mIgSaXsAKg
Një i afërm i tij e filmon në kamera dhe pavarësisht fjalëve të tij, i vogli vazhdon të dremiste deri sa humb ekuilibrin.

I vogli humb ekuilibrin
Për fat të mirë djaloshi kishte kokore dhe rrëzimi nuk vuri aspak në rrezik jetën e tij.
Të voglin siç duket e kanë marrë me detyrim për të mësuar ski ose ka ecur aq shumë sa është bërë për gjumë të thellë. /F.S/

