E Diel, 1 Nëntor 2026

Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Demokratët Evropianë mesazh Ramës: Jemi krah të rinjve që po luftojnë për një Shqipëri demokratike dhe evropiane!

Demokratët Evropianë i kanë përcjellë një mesazh kryeministrit Edi Rama, teksa ky i fundit përballet me protestat studentore gjithnjë e në rritje.

1222

Nga Athina, ku po zhvillohet Kongresi i tyre, Demokratët Evropianë theksojnë se ata qëndrojnë krah të rinjve shqiptarë, të cilët me guximin e tyre, po kërkojnë një Shqipëri më demokratike dhe evropiane.

“Përshëndetje Edi Rama. Nga kongresi ynë në Athinë, familja e Demokratëve Evropianë ka një mesazh për ju: ne qëndrojmë me të rinjtë e guximshëm të Shqipërisë, duke luftuar për një Shqipëri që më në fund është demokratike dhe evropiane.  Faleminderit deputete @neomalsorepër t’u bashkuar me ne!”, thuhet në reagim.

E pranishme në Kongres është edhe deputetja e pavarur, Marjana Koçeku, e cila përmendi protestën e Flamingove, ndërsa u ndal edhe tek dhuna e ushtruar ndaj studenëve të cilët kërkojnë largimin e kryeministri Rama.

“Për shqiptarët, Evropa nuk ka qenë kurrë thjesht një pikë në hartë apo vetëm një mundësi ekonomike. Ajo ka përfaqësuar diçka shumë më të shenjtë dhe më të rëndësishme për kombin dhe popullin tonë: vlerat evropiane të demokracisë, transparencës dhe llogaridhënies. Por, Flamingo u shndërrua shpejt në një simbol që përfaqësonte shumë më tepër se thjesht natyrën. Ajo u bë simbol i rezistencës, guximit qytetar dhe zgjimit demokratik për vendin tonë. Unë personalisht kam vizituar spitalet, ku për shkak të dhunës së rëndë të ushtruar ndaj studentëve protestues nga policë me rroba civile, po përdoren të gjitha mjetet për t’i ndaluar studentët të protestojnë dhe të kërkojnë të drejtat e tyre demokratike.”, tha ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›