E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Të zhytur në luks u tundin shqiptarëve pasaportën e BE”, kandidatja Bajaziti: S’mund të hymë në BE nëpërmjet fasadave

Kandidatja për deputete Partisë Demokratike, Erisa Bajaziti ka deklaruar në emisionin “Ngjarja kryesore” në RTSH1 nën drejtimin e moderatores Sonila Agostini se Shqipëria nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian përmes fasadave.

Sipas Bajazitit çështja e pasaportës është më shumë një kartë elektorale e Partisë Demokratike se sa e Partisë Socialiste të Edi Ramës.

Ajo ka theksuar më tej se Shqipëria mund të hyjë në BE “nëse Shqipëria ka një ekonomi të mirë, ka ka një papunësi në nivele të ulëta dhe nëse ka një popullsi aktive që qëndron në vendin e vet, studion dhe punon në vendin e vet”

“Më shumë se karta elektorale e Partisë Socialiste, kjo është karta elektorale e Partisë Demokratike. Duke qenë se unë jetoj vetë në një vend të Bashkimit Evropian, shoh kontrastin e thellë midis vendeve të Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Ne nuk mund të hyjmë në Bashkimin Evropian përmes fasadave. Ne mund të hyjmë në BE nëse Shqipëria ka një ekonomi të mirë, ka ka një papunësi në nivele të ulëta. Nëse ka një popullsi aktive që qëndron në vendin e vet, studion dhe punon në vendin e vet. Duke qenë që janë 1.2 milionë shqiptarë të ikur në këtë 10 vjeçar si mund të flasim për një Shqipëri që është duke krijuar kushtet për atë ëndrrën tonë evropiane. Ndaj mendoj se karta e Bashkimit Evropian një kartë e Partisë Demokratike se sa e Partisë Socialiste. Ky është një proces i gjatë që nuk mund të arrihet në 3 vite. A është Shqipëria në ato standarde për të hyrë në BE. Nëse do ta krahasonim me vende të tjera unë do të thosha që Shqipëria nuk është ende gati”, u shpreh Bajaziti.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›