E Diel, 1 Nëntor 2026

Tea Party ndryshon fizionomine e fushates ne SHBA

Ne shume gara politike ne vend ndikimi i te ashtuquajtures levizje Tea Party po ndryshon menyren se si kandidatet zhvillojne fushatat e tyre para zgjedhjeve te nentorit per Kongres.

Ne shtetin Kentaky kandidati i mbeshtetur nga Tea Party republikani Rand Paul ka te njejtin nivel mbeshtetjeje ne anketa me rivalin e tij demokrat Jack Conuej.

Rand Pol i cili ka perdorur zemerimin e votuesve ndaj reformave shendetesore si dhe paketat per shpetimin e industrise se makinave dhe asaj bankare.

Ai gezon mbeshtetjen e Tea Party ne Kentaky levizje kjo e cila kerkon tatime me te uleta dhe qeveri me te vogel gje qe kandidati Pol e mbeshtet.

Fitorja ne votimet parazgjedhore ne maj e nxitur nga mbeshtetja e ish-guvernatores se Alaskes Sarah Palin e fuqizoi pushtetin e levizjes Tea Party.

Ne te gjithe vendin kandidatet e mbeshtetur nga Tea Party si Cristin ODonell ne Delawer Joe Miller ne Alaske dhe Sheron Eagel ne Nevada kane fituar epersi ndaj kandidateve te tjere republikane.

Por tani fitoret e tyre kane ngritur pyetjen nese ata terheqin nje baze me te gjere votuesish ne zgjedhjet e pergjithshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›