E Diel, 1 Nëntor 2026

Teater gjyqesor me Gerdecin

Pasi u përpoq me telefon, sic bën përherë për të mbledhur avokatët mbrojtës të 29 të akuzuarve për tragjedinë e Gërdecit, kryesuesi i procesit Ridvan Hado nuk ja doli mbanë që ta zhvilllojë seancën e radhës, pikërisht për shkak të mungesës së mbrojtësve.

Gjyqtari Hado ka bërë ritualin e përjavshëm, sic është apeli i palëve, që u krye mes batutave.

"Seanca është me dyer të hapura, por nuk është me dyer të shqyera, kështu që oraret duhen respektuar", tha Hado.

Në pritje për te degjuar mbrojtjen e te pandehurve, zeri i te cileve nuk eshte degjuar ende, gjyqtari deklaroi shtyrjen e seances per te henen e ardhshme. Ndoshta kjo do te jete seanca e fundit per 2011.

Deri me tani eshte degjuar mbrojtja 16 të akuzuarve, mes të cilëve e ish-Shefit të Shtabit të Pergjithshem të Ushtrise Luan Hoxha, ish-Sekretarit te Pergjithshem te Ministrise se Mbrojtjes Adriatik Mema, ish-Drejtorit Juridik Ndue Marku, ish-mbikeqyresit te MEICO-s, Sokol Ngjeci.

Por mes te pandehurve kryesore te prokurorise ende nuk eshte shpallur konkluzioni i mbrojtjes se Mihal Delijorgjit, Ylli Pinarit, Dritan Minxollit, si dhe subjekti nen akuze "Albademil sh.p.k" apo ish komandantit te Forces se Bashkuar, Shpetim Spahiu. Sipas parashikimeve mbrojtja e te pandehurve mbyllet ne janar 2012, duke e shtyre keshtu shpalljen e verdiktit ne muajt e ardhshem drejt kater vjetorit te tragjedise se 15 marsit 2008.

Procesi i tragjedise se Gerdecit gjate ketyre viteve eshte shtyre per shkak te avokateve, por megjithe kete deri me tani nuk ka patur asnje mase ndaj tyre.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›