E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali i Këngës në RTSH, përzgjidhen hitet e natës gala

Disa nga hitet që do të risillen për publikun në natën e tretë të festivalit të fundvitit, më 28 dhjetor, janë: “Fëmija i parë”, “Flakë e borë”, “Të dua o det”, “Valsi i lumturisë”, “Fati ynë shpresë dhe marrëzi”, “Dhuratë për ditëlindjen”, “Kënga e nënës”, “Veç një herë troket”, “Rrjedh në këngë e ligjërime”, “Jon”, “Pesha e fatit”, “Pyes lotin”, “Ante i tokës sime” etj.

Këto këngë, ndër më të njohurat ndër vite, do të interpretohen nga këngëtarë si Myfarete Laze, Sherif Merdani, Frederik Ndoci, Irma dhe Eranda Libohova, David Tukiçi, Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Mira Konçi, Manjola Nallbani, Juli Ndoci, Aleksandër Gjoka, Viktor Tahiraj, Rovena Dilo etj.

Këngët janë përzgjedhur nga një komision me anëtarë Robert Radoja, Fatmir Hysi, Zana Shuteriqi dhe Thoma Gaqi.

Ndërkohë, pesë ditë nga nata e parë e festivalit, provat vazhdojnë në skenën e Pallatit të Kongreseve, në të cilën këtë vit do të ngjiten këngëtarë të rinj si dhe ata që kanë bërë historinë e këtij festivali.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-12-21 14:58
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›