E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Teatri i Katastrofës" në Teatrin Metropol

Teatri Metropol ka filluar organizimin e festivalit të parë të "Teatrit të Katastrofës". Ky festival synon të nxise krijimtarinë artistike dhe të tërheq artistët të rinj. “Dy këmbë qe ecin në drejtim të kundërta” është logoja e festivalit të parë të "Teatrit të Katastrofës", i cili do të zhvillohet në periudhën shkurt- mars të vitit 2012. Sipas drejtorit të Teatrit të Metropolit, ky festival synon të nxisë pjesemarjen e artistëve pse jo dhe konkurencën mes tyre.
 

Veprat e përzgjedhura janë dy komedi "ZI e më zi" dhe "Vllazëri dhe interes". Shfaqjet artistike do te kalojnë permes një ekipi perzgjedhës regjizorësh i përbërë nga regjizori Kiço Londo , Milena Selimi dhe Ada Ruci.
 

Artistët duhet të dorezojnë projektet e tyre deri në 30 tetor. Në këtë festival do të ndahen 6 çmime, “aktori me i mirë, aktoria me e mirë, kostumografi, skenografi, kostumografi dhe regjia më e mire. Juria do te jetë e perbërë nga nje kast të mirënjohur aktoresh si Luiza Xhuvani, Blerina Kokona dhe Anisa Canaj.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›