E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hugh Jackman eshte edhe kengetar

Hugh Jackman, interpretuesi i Wolverine në filmin ‘X-Men’, po planifikon të zhvillojë një sërë koncertesh në kryeqytetin anglez, Londër.

Mësohet se aktori ka kërkuar edhe ndihmën e këngëtarit Robbie Williams në këtë aventurë.

“Po kërkojmë vendin e duhur për këtë koncert. Dua të realizoj diçka zbavitëse së bashku me Robbie Williams”, ka deklaruar Jackman për ‘Daily Mail’.

Koncerti mund të zhvillohet pranverën e ardhshme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›