Teatri i ri Kombëtar/Drejtori i Artit dhe Kulturës:Ky është një delir
Pas deklaratës së ministres, ka reaguar edhe drejtori i Artit dhe Kulturës në Bashkinë e Tiranës, i cili e quajti këtë projekt si një delir të ministrisë së Kulturës.
“Gati transferimi i TK, përfshirë dhe rikonstruksionin e Operes"! 2.5 milion euro nga fondi grek, me destinacion ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, që rialokohen në buxhet edhe për rikonstruksionin e Operës!! Mesa duket, vendimi i ministrisë së Kulturës është mbi VKM-në, mbi marrëveshjet ndërkombëtare, pavarësisht se janë miratuar para 15 vitesh!”-shkruan Arben Skënderi.
Skënderi më tej kërkoi të dijë për mënyrën sesi u arrit në këtë proces. Nëpërmjet pyetjeve të ngritura, drejtori i Artit dhe Kulturës hodhi dyshimet e tij për mungesë transparence nga ana e qeverisë.
“ Pse nuk është bërë konkurs sipas legjislacionit në fuqi?
“ Si u identifikua dhe u percaktua hapësira ish industriale tek "Tirana e re" ?
“ Kush e përcaktoj dhe miratoi këtë vendim?”- pyet Skënderi.
Ndërkohë, ministrja Kumbaro, më herët pohoi se godina aktuale e Teatrit aktual, është jashtë funksionit dhe se çdo investim për të do ishte i shkuar dëm.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
