E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet numri i zviceranëve që largohen nga vendi

Nuk janë vetëm të huajt që lëvizin drejt Zvicrës. Prej kohësh po vazhdon edhe një trend i lëvizjes së zviceranëve drejt vendeve të huaja.

Në vitin 2014 në gjithë botën, jashtë Zvicrës jetonin 746.885 shtetas zviceranë, një numër ky i përafërt me atë të banorëve të kantonit Vaud, njofton Albinfo.

Në krahasim me një vit më parë, shifra e zviceranëve që kanë braktisur vendin, siç bën të ditur Departamenti federal i Punëve të Jashtme, ka shënuar një rritje prej 2 për qind. Dhe kjo rritje është vazhdimësi e një tendence që është regjistruar prej disa vitesh.

Zviceranët kur e braktisin vendin e tyre më me dëshirë shkojnë në Francë, Gjermani dhe në SHBA. Në rangun e dytë të vendeve të preferuara pe¨r emigrim nga zviceranët janë Izraeli, Britania e Madhe, Australia dhe Tajlanda.

Numri i atyre që kanë emigruar në Francë është rritur gjatë vitit 2014 + 3112, në Gjermani +2045, në SHBA +1176, në Izrael +1045, në Britani të Madhe +1028 etj.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›