E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teatri ne gjendje gjumi

Teatri Kombetar ka vetem nje premiere ne sezonin e ri artistik. Deri ne dhjetor i zene vendin njera-tjetres shfaqjet e kaluara. Numri i biletave nuk justifikon rishfaqjen


Ne sezonin e ri te Teatrit Kombetar pritet vetem nje premiere vepra Tablo absurde shkruar nga Ferdinand Hysi qe i eshte besuar regjisorit Milto Kutali. Te tjerat jane vepra te prezantuara ne sezonin e kaluar janar-qershor 2010.


Ndoshta per kete arsye sezoni i ri filloi ne heshtje te plote brenda mureve te Teatrit. Madje pa kalendarin klasik me datat e shfaqjeve.


Sezonin e hapi ne fund te shtatorit tragjedia e Sofokliut Elektra me regji te Adonis Filipit. Me 367 u shfaq drama e Edward Albee-t Kush ka frike nga Virginia Woolf me regji te Kushtrim Bekteshit. Deri ne fund te nentorit vihen ne skene shfaqjet 6 personazhe kerkojne autor e Luigi Pirandello-s me regji te Mehmet Xhelilit Darka e Gabuar dramatizim i Fatos Haxhirajt bazuar ne vepren me te njejtin titull te Ismail Kadarese Elektra e Sofokliut me regji te Adonis Filipit dhe Kush ka frike nga Virginia Woolf.


Hiq njeren nga skena ver tjetren.
I mungon kalendarit Koleksioni i perhershem i Thomas Gibbonsit me regji te Clarence Gillyard-it qe u shfaq ne TK vetem 5 dite te qershorit. Drejtori i Teatrit Kombetar Kristaq Skrami jep dy arsye kete program.


Njera eshte konsolidimi i teatrit te repertorit dhe tjera eshte plotesimi i numrit te caktuar te shfaqjeve qe nuk u arriten sezonin e kaluar dhe plotesimi i kenaqesise se spektatorit.


Me kete logjike e para veper qe duhet shfaqur eshte Koleksioni i perhershem i Gibbons-it qe e pa vetem 5 dite skenen.


Kurse repertori i nje teatri mund te funksionoje normalisht edhe duke u shfaqur vepra te reja ne skene. Pastaj spektatori eshte i lire te zgjedhe nese do nje shfaqje repertori apo nje premiere.


Kerkesen qe ka treguar spektatori per keto shfaqje e tregon qarte numri i biletave te shitura ne biletarine e Teatrit. Per tri netet e shfaqjes se Kush ka frike nga Virginia Woolf jane shitur 400 bileta 300 lekeshe. Per Elektren jane shitur 300 bileta. Pra keto vepra shfaqen ne sallen gjysme bosh.


Buxheti vazhdon te jete nje problem edhe pse drejtuesi i Teatrit Kombetar nuk e ngre kurre zerin. Neper analizat vjetore te institucionit vazhdohet te brohoritet per sukses dhe per menaxhim te duhur te fondeve. Mjaft qe te mos preket institucioni meme Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve. Apo te dyja paleve i vjen per mbare kjo gjendje pergjumjeje


Nderkohe vazhdohet te mbahen pezull te tjera aktivitete te planifikuara qysh me pare. Shtyhet per ne fundvit ose ne fillim te vitit tjeter Festivali Mbarekombetar i Drames Shqipe qe Teatri kishte lajmeruar per ne muajin shtator. Edhe kete here arsyeja eshte sublime. Po punohet per nje festival cilesor.


Qysh ne muajin qershor eshte filluar nga puna per mbledhjen e veprave te ndryshme neper rrethe. Kane kaluar 4 muaj qysh atehere dhe vazhdohet ky proces i punes. Festivali mendohet te zhvillohet ne fillim te vitit qe vjen me miratimin e buxhetit te ri. Kete vit synohet nje buxhet prej 30.000.000 lekesh.


Zvarre po hiqet edhe Fondi Teatror i te Rinjve. Regjisoret e rinj kane vetem pak kohe qe kane filluar nga provat dhe nuk dihet nese shfaqjet arrijne ta kapin nentorin apo nese do ti lihet fillimit te dhjetorit.


Per te vetmen gje qe mund te thuhet pak me me teper siguri eshte mbledhja e pare e Bordit Artistik te Teatrit per kete sezon. shte lene mesi i muajit nentor ku anetaret Agim Zajmi Altin Basha Petrit Malaj Adriatik Kallulli Artan Minarolli dhe Genc Sharku do te vendosin per veprat e vitit 2011.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›