E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teatri ska para per shfaqje te reja rikthehen 6 personazhet e Virginia Woolf

Tirane 15 tetor NOA Milena Selimi - Financat e pakta do te sjellin veshtiresi ne sezoni artistik 2010-2011 per projektet dhe shfaqjet e reja ne institucionet artistike ne vend si TK TKOB TKK etj.

Buxhetet e pakta krejtesisht te pamjaftueshme nga MTKRS-ja kane sjelle ngercin e pritshem ne premiera dhe shfaqje skenike cka duhet se po reflektohet me riveniet e shfaqjeve te sezonit te kaluar.

Ne nje deklarate per median drejtori i TK-se Kristaq Skrami sqaron dhe jep dy arsye te ketij programi. Njera eshte konsolidimi i teatrit te repertorit dhe tjera eshte plotesimi i numrit te caktuar te shfaqjeve qe nuk u arriten sezonin e kaluar dhe plotesimi i kenaqesise se spektatorit.

Arsye te mjaftueshme por jo bindese. Ai anashkalon veshtiresite financiare dhe buxhetet e pakta nga MTKRS-ja.

Ne sezonin e ri te Teatrit Kombetar pritet vetem nje premiere vepra Tablo absurde shkruar nga Ferdinand Hysi qe i eshte besuar regjisorit Milto Kutali. Te tjerat jane vepra te prezantuara ne sezonin e kaluar janar-qershor 2010.

Me 16 dhe 17 tetor ora 20.00 Teatri Kombetar shfaq vepren e Pirandellos 6 personazhe kerkojne autor me regji te Mehmet Xhelilit. Me aktoret Fatos Sela Marjeta Ljarja Eftiola Lacka Fadil Kujovsa Dritan Borici Olta Dako Suela Konjari etj. Behet fjale per dramen e nje familjeje qe shkon te rrefehet ne nje salle teatri ku nje grup aktoresh po pergatisin nje shfaqje.

Me kete drame Pirandello tregon forcen e teatrit per te komunikuar. Skenografia eshte realizuar nga Genc Shkodrani. Kostumet Anila Zajmi.

Te tjera shfaqje te repertorit do te jene Darka e Gabuar dramatizim i Fatos Haxhirajt bazuar ne vepren me te njejtin titull te Ismail Kadarese Elektra e Sofokliut me regji te Adonis Filipit dhe Kush ka frike nga Virginia Woolf me regji nga Kushtrim Bekteshi.

Milena Selimi/ NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›