E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjenerali sipas Mustaficit ne Elbasan

Elbasani pothuajse eshte ne pergatitjet e fundit per te pritur edhe kete vit Festivalin e Teatrit Bashkekohor. Ne kete edicionin te tij te 12-te Festivali i Teatrit Bashkekohor vjen me risi te reja ne fushen e aktrimit dhe me logon Univers i Teatrit. Festivali Nderkombetar i Teatrit qe zhvillohet cdo vit ne Elbasan do te nise me 20 tetor ne teatrin Skampa me pjesemarrjen e dymbedhjete trupave nga vendi dhe bota. Dionis Filipi drejtori artistik i ketij festivali u shpreh Ky festival eshte konceptuar me dy kategori nje panel zyrtar me veprat kryesore dhe nje panel universitar si ekzigjence per te sjelle vlera brenda sloganit Universi i Teatrit edhe trupat qe vijne kete edicion jane ne raport me kete kerkese tonen. Ky slogan perfshin nje teater te hapur karshi prurjeve bashkekohore dhe mjeteve te reja shprehese te cilat do te kemi fatin per ti shijuar gjate diteve te festivalit. Ne kete festival per here te pare do te kete 6 trupa te nivelit kombetar. Festivali hapet nga Teatri i Drames Shqipe te Shkupit me shfaqjen Gjenerali i ushtrise se vdekur me regji te Dino Mustaficit. Teatri i Nishit shfaq Pune dore me regji te Biljana Vujovicit. Dhe mbylljen e festivalit do ta kete teatri Skampa me shfaqjen Shtepia me rrota me regji dhe dramaturgji nga Erand Sojli. Ne panelin e dyte ate universitar jane grupuar teatri rumun me shfaqjen Valah me regji te Lui Emil Gaju Teatri Laborator i Shen Peterburgut teatri Suzirya i Ukraines per te vazhduar me dy trupa nga Fieri dhe Durresi. Festivali sjell edhe dy diskutime me teme Per teatrin sot nga Knu Geissler qe vjen nga Teatri i Lajpcigut dhe Dramaturgjia e re shqiptare nga Stefan apaliku. Filipi tha Ky edicion natyrisht do te sjelle risi ne fushen e aktrimit teatral dhe do te jete nje shkembim i vlefshem i eksperiencave ne kete fushe nga trupat pjesemarrese.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›