E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Europes elsi fiton 2-1 ne Fushen e Bazelit

Çelsi i Londrës ka hedhur një hap të sigurt drejt finales në Ligën e Europës, ndërsa ka fituar 2-1 ndaj Bazelit në Zvicër.
Skuadra angleze, kampione e Europës në fuqi, shënoi me anë të Mozes dhe David Luizit, ndërsa për vendasit nuk mjaftoi goli i realizuar nga Shar.
Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, Fenerbahçe fitoi 1-0 në Stamboll ndaj Benfikës.
Turqit humbën fillimisht një 11-metërsh, por pastaj arritën të triumfonin falë golit shënuar nga Korkmaz.
Ndeshjet e kthimit do të luhen të enjten e ardhshme më 2 maj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›