Tefik Osmani “betohet” te Besa
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, korcari Tefik Osmani, përfundimisht ka zgjedhur destinacionin e tij të ri pas dështimit të tratativave me Dinamon.
Osmani, që sezonin e kaluar luajti në Ukrainë, tashmë ka nënshkruar një kontratë me presidentin e Besës, Nexhat Bizhdili dhe nga dita e mërkurë ndodhet nën urdhërat e trajnerit Hasan Lika.