Trajneri i Kayerispor, Sagllam, vëzhgon Tiranën
Trajneri i ekipit turk Kayerispor, Erturi Sagllam, vëzhgoi nga afër Tiranën, skuadrën kundërshtare me të cilën do të ndeshet më 10 gusht për turin e dytë të Kupës UEFA, gjatë ndeshjes miqësore Tirana-Apolonia (6-1).
Sagllam është shprehur se Tirana është një ekip i fortë duke shtuar se shanset për kualifikim për të dy ekipet janë 50 me 50 përqind.
Trajnerit turk përshtypjet të mirë i la Devi Muka dhe Klodian Duro.