E Diel, 1 Nëntor 2026

Teheran: Policia shpërndan një grumbull prej qindra njerëzish

Dëshmitarët okularë në kryeqytetin e Iranit thanë se policia me shkopinj gome dhe me mburoja shpërndanë një grumbull prej qindra njerëzish, të cilët u përpoqën të mblidheshin pranë godinës së parlamentit në Teheran për një protestë tjetër kundër rezultatit të zgjedhjeve.

Banorët në Iran thonë se qeveria vazhdon të mbajë një prani të madhe forcash policore nëpër rrugë, veçanërisht që prej të shtunës kur nga dhuna mes autoriteteve dhe protestuesve humbën jetën të paktën 10 veta.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Kamenei, thotë se nuk do t'i nënshtrohet presionit të protestave në lidhje me mosmarrëveshjet për rezultatet e zgjedhjeve presidenciale. Komentet e tij sot pasuan vendimin e Këshillit të Gardianëve të Iranit për të mos i hedhur poshtë rezultatet e zgjedhjeve, pavarësisht parregullsive në votime në 50 distrikte.

Publikimet në internet bëjnë thirrje për protesta të opozitës përpara parlamentit iranian sot, por këto plane nuk mund të kofirmohen. Garda Revolucionare elitë e Iranit paralajmëroi se do të përdorte forcën për të shtypur demonstratat e zgjedhjeve.

Ndërkohë, një ndihmës i afërt i kandidatit reformator Mir Husein Musavi, tha se policia kishte bastisur të hënën zyrat e gazetës si ish kryeministrit dhe kishte arrestuar 25 pjesëtarë të ekipit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›