Gjirokastër, probleme me listat e zgjedhësve
Vihet në pikëpyetje mbarëvajtja e procesit të zgjedhjeve këtë të dhelë në qarkun e Gjirokastrës, për shkak të mungesës së emrave në listat zgjedhore dhe mostrajtimit të komisionerëve. Këtë fakt e pranon dhe zyra rajonale e KQZ-së në Gjirokastër, e cila vë në dukje se komisionerët nuk janë paraqitur për tu trajnuar, ndërkohë që na ndajnë nga zgjedhjet më pak se 3 ditë.
GJIROKASTËR- Mungesa e emrave në listat përfundimtare të zgjedhësve rrezikon pjesëmarrjen në votime të një numri të konsiderueshëm banorësh në Gjirokastër. Përfaqësuesi i zyrës rajonale të Komisionit Qendror Zgjedhor Arjan Gjini, pranon në një intervistë të dhënë për televizionin “News24” se ka shumë persona që janë ankuar se nuk e kanë gjetur emrin e tyre apo të familjarëve në listat zgjedhore.
“Pranë Komisioni Zonal janë paraqitur qytetarë të interesuar të cilët nuk e kanë pasur emrin në listën përfundimtare të zgjedhësve”- tha Gjini.
Nga ana tjetër edhe mostrajtimi i komisionerëve në Gjirokastër për zgjedhjet e 28 qershorit vë në pikëpyetje gatishmërinë e tyre për mbarëvajtjen e procesit.
“Ndjehet një indiferencë e theksuar këtu në qarkun e Gjirokastrës, ku vihet re mungesa e komisionerëve të trajnuar nga ana e KQZ. Kjo prezencë në qarkun e Gjirokastrës pothuajse është zero dhe nuk ka pjesëmarrje nga partitë”.
E vetmja gjë në të cilën deri tani duket se ky proces nuk calon në Gjirokastër është salla në pallatin e sportit, e cila pas mbylljes së votimit do të shërbejë për numërimin e votave. (a.r/news24/balkanweb)