E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teherani Nuk levizim nga programi berthamor


Asnjë presje nuk do t’i heqë Irani programit të tij bërthamor.

“Botën po e cojnë në rrugë të gabuar pretendimet se vendi ynë është duke kërkuar të zhvilloje armë atomike. Agjensia e OKB-së po diskretiton veten me rreshtimin në krah të akuzave absurde të Amerikës”, ky ishte reagimi i presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhad, ndaj raportit të agjensisë ndërkombëtare të energjisë atomike, ku thuhej se vendi i ajatollahëve është shumë pranë prodhimit të mbushjeve nukleare, ish pak a shume i pritshëm.
 
“Kombi ynë nuk do të tërhiqet as edhe një hap prapa nga rruga që është duke ndjekur. Nuk e kuptoj përse agjensia bërthamore e OKB-së rrezikon prestigjin e saj për ca pretendime absurde amerikane”, tha presidenti i Iranit, Ahamdinexhad.

Pjesa prej 13 faqesh e raportit të agjensisë kushtuar kësaj cështjeje përfshinte pohimet se disa prej aktivieteve të Iranit gjejnë vërtet përdorim civil, ashtu si edhe ushtarak, por disa të tjera kanë të bëjnë në mënyrë specifike me armët bërthamore.

Irani, sipas raportit, ka punuar për krijimin e një bombe atomike, të paktën deri vitin e kaluar dhe ka gjasa që programi të vazhdojë.

Qeveria izraelite reagoi menjëherë duke thënë se tani që e verteta u zbulua, bashkësia ndërkombëtare duhet të veproje për t’i vëne Teheranit fre.

Ekspertët mendojnë se Irani është ndoshta një vit larg nga prodhimi i armëve bërthamore.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Puna jashtë orarit, pa pagesë edhe për 2012
Buxheti i shtetit nuk parashikon shpenzime shtesë
21 janari, qeveria harxhoi fondin rezervë
Mitrovicë, vdes polici serb
Kriza, Obama: Italia s’është si Greqia
Guvernatori i BSH-së, Topi dekreton Fullanin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›