E Diel, 1 Nëntor 2026

Teknologjia 3G, si abonentet mund te marrin me shume sherbime

INTERVISTA/ Mungesa e sherbimeve 3G eshte nje kufizim sepse teknologjia 3G eshte nje platforme qe lejon t'u ofrohet abonenteve nje spekter shume me i gjere sherbimesh. Kete pohim e ben z. Gerassim Slavov, drejtor i Marketingut, te kompanise se telefonise se levizshme ne Shqiperi, AMC, ne nje interviste mbi zhvillimet ne tregun e telefonise celulare

"Nuk do te mungojne surprizat dhe risite ne produkte dhe teknologji do te vazhdojne te jene nder prioritetet tona, sepse ne asnjehere nuk ndalojme se ndjekuri zhvillimet e tregut dhe nevojat e konsumatoreve. Kete pohim e ben z. Gerassim Slavov, drejtor i Marketingut, te kompanise se telefonise se levizshme ne Shqiperi, AMC. Ne nje interviste mbi zhvillimet ne tregun e telefonise celulare z. Slavov flet mbi risite teknologjike qe po hyjne vrullshem duke evidentuar dhe faktin se AMC eshte e para kompani celulare e lindur ne Shqiperi 15 vjet me pare. Z. Slavov tha se "ne punojme per zhvillime qe jane te rendesishme per abonentet tane, qe nga risite teknologjike e deri te zhvillimi i produkteve te thjeshta, sic mund te jete per shembull nje produkt i ri me parapagese". Kurse thekson se "qendra e punes dhe e botes sone eshte gjithnje klienti".
AMC ishte shoqeria e pare ne tregun e telefonise se levizshme ne Shqiperi. Si ka evoluar kompania ne keto 15 vjet aktivitet?
Eshte pak ironike qe per historine e AMC duhet te pergjigjet nje nga personat me te rinj ne kete kompani, megjithate une besoj se ne thelb te aktivitetit te suksesshem te AMC ne keto 15 vjet qendron ofrimi i nje sherbimi te besueshem, me cilesi dhe teknologji te larte. Besoj se ky ka qene faktori themelor qe e ka mbajtur AMC aktorin kryesor ne treg. Natyrisht, ne vitet e para te aktivitetit tone telefonia celulare ishte nje sherbim i ri dhe AMC ishte e vetmja kompani ne treg. Por edhe pasi ne treg hyne konkurrente te tjere dhe konkurrenca erdhi gjithnje duke u ashpersuar, ne arritem te ruajme vendin e pare ne treg. Mendoj qe kjo eshte arritur ne nje menyre shume te thjeshte: ne ofrojme sherbimin me cilesor. Cfaredo qe te ofrojne dhe sado mire te punojne profesionistet e marketingut dhe te produkteve, faktori kyc ngelet cilesia e sherbimit qe kompania arrin t'ju ofroje klienteve.
Vec atyre qe thate me lart, a mund te veconi elemente te tjere, qe i lejuan AMC te ruaje vendin e pare ne nje treg ku konkurrenca po behet gjithnje e me e ashper?
Eshte e domosdoshme qe te arrish te jesh gjithnje inovativ dhe te pershtatesh gjithnje me nevojat e klienteve. Pertej kesaj nuk besoj se ka sekrete te medha, por natyrisht qe kjo nuk eshte aspak e lehte. Novacionin po e perdor ne nje kuptim shume te gjere, qe nga novacioni teknologjik, deri tek sherbimi per klientet dhe tek hartimi i produkteve, tek tarifat e keshtu me radhe. Duke folur per teknologjine, natyrisht qe ceshtja shtrohet tek sherbimet e gjenerates se trete ose 3G. Shqiperia eshte i vetmi vend ku ende nuk ekzistojne rrjetet 3G dhe kjo eshte nje gje qe une shpresoj se do te ndryshoje se shpejti. Ne kete rast, ne do te jemi perseri ne krye te zhvillimit teknologjik.
Pervecse ne kuptimin teknologjik, besoni se mungesa e 3G eshte nje kufizim i rendesishem edhe ne kuptimin komercial per operatoret e telefonise celulare?
Mungesa e sherbimeve 3G eshte nje kufizim edhe ne kuptimin komercial. Cfare eshte ne thelb teknologjia 3G? Eshte nje platforme qe na lejon t'ju ofrojme klienteve nje spekter shume me te gjere sherbimesh. Nje operator me nje rrjet 3G mund te ofroje me shume sherbime dhe me nje cilesi me te larte. Ne fund te fundit, nje teknologji nuk perdoret si qellim ne vetvete, por per shkak te mundesive dhe lehtesive qe ofron. Ne duam te perdorim 3G ne menyre qe t'ju ofrojme me shume sherbime klienteve tane.
Meqe po flasim per sherbime dhe teknologji te reja, cfare duhet te presin abonentet tuaj ne te ardhmen e afert?
Nuk mund te hyj shume ne detaje per projektet tona ne te ardhmen. Do te na mirekuptoni qe disa gjera duhet t'i mbajme sekret, per arsye qe jane te qarta. Une mund t'ju them vetem se nuk do te mungojne surprizat dhe risite ne produkte dhe teknologji do te vazhdojne te jene nder prioritetet tona. Ne asnjehere nuk ndalojme se ndjekuri zhvillimet e tregut dhe nevojat e konsumatoreve. Ne punojme per zhvillime qe jane te rendesishme per abonentet tane, qe nga risite teknologjike e deri te zhvillimi i produkteve te thjeshta, sic mund te jete per shembull nje produkt i ri me parapagese. Qendra e punes dhe e botes sone eshte gjithnje klienti.
Sa abonente ka aktualisht kompania, sipas te dhenave me te fundit qe keni?
Shifra me e fundit qe kemi e ka kaluar numrin e 2 milione abonenteve.
Jeni tashme pjese e grupit Deutsche Telecom. A parashikohet nje prani me e madhe e markave te grupit ne kompanine tuaj apo dhe ndryshimi i emrit ne T-Mobile?
Ne jemi ne nje proces te perfshirjes ne boten e grupit Deutsche Telecom dhe po e koordinojme gjithnje e me shume aktivitetin tone me grupin te cilit i perkasim. Por ne kete moment, AMC eshte kompani dhe nje brand me vete, qe ka ndertuar nje emer dhe nje besueshmeri te qendrueshme, ashtu si T-Mobile apo marka te tjera te grupit Deutsche Telecom jane marka mjaft te forta. Sot per sot, markat jane te ndara dhe ende nuk mund te themi se cfare do te sjelle e ardhmja. Te shohim.
Meqe jeni relativisht i ri ne detyren e menaxherit te marketingut ketu ne Shqiperi, cfare risie dhe kontributi do te sillni ju ne AMC?
Duhet te them qe ne fillim se tek AMC gjeta nje pune dhe nje organizim shume te mire. Ne kete kuptim, besoj se departamenti i marketingut nuk ka nevoje per ndryshime te medha njerezore apo strukturore. Ajo qe besoj se mund te sjell dhe qe e permenda disa here me lart eshte nje fokus me i mprehte tek klienti. Do te perpiqem te shoh aktivitetin tone me shume nga kendveshtrimi i klienteve. Do te perpiqem te evitoj nje gabim qe behet shume shpesh nga kompanite ne te gjithe boten. Ndonjehere bejme gabimin te komunikojme sikur te kishim te benim me njerez te alkoolizuar. Por ne fakt thjesht kemi te bejme me njerez qe perdorin sherbimet dhe produktet tona. Ky eshte nje kendveshtrim dhe nje filozofi tjeter qe do te perpiqemi ta zbatojme gjithnje e me shume ne aktivitetin dhe organizimin tone. Ky eshte nje synim shume i rendesishem i pranise sime ketu. Besoj se per kete mund te mbeshtetem ne eksperiencen time nderkombetare. Kam punuar ne disa tregje te tjera te rajonit dhe do te perpiqem te zbatoj ato gjera qe kam mesuar nga eksperienca ime. Megjithate, edhe ketu duhet te nenvizoj dicka. Pavaresisht se tregjet e rajonit mund te jene te ngjashme, secili ka tiparet e veta te vecanta. Nje nga gabimet qe behen ndonjehere eshte marrja e nje modeli nga nje treg dhe aplikimi i tij verberisht ne nje treg tjeter. Kjo mund te sjelle disa perfitime, por mund edhe te kete pasoja shkaterruese. ndaj eshte e rendesishme qe te studiohen me kujdes tiparet e vecanta te secilit treg.
A eshte puna e deritanishme ne AMC ne perputhje me idete dhe projektet tuaja?
Jam i surprizuar ne kuptimin pozitiv te fjales. Ka nje nivel sofistikimi shume me te larte se ne tregje te tjera te Evropes Lindore ku kam punuar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›