QJF-te fshehin aktivitetin, u hiqet licenca
Organizatat Jofitimprurese pas marrjes se licences nuk kane deklaruar aktivitetin e tyre dhe per kete arsye inspektoret e Sherbimit Social Shteteror kane marre vendimin per pezullimin e aktivitetit te tyre duke u hequr licencat. Drejtori i Sherbimit Social Shteteror, Mihal Naco, u shpreh se ka pasur dhe raste te shkeljes se rregulloreve nga keto organizatave, duke mos e bere ne disa raste transparente aktivitetin qe ushtrojne, nderkohe qe jane marre masa administrative deri ne heqje te licencave. "Ne keto inspektime ka pasur mangesi te cilat jane vene re dhe jane lere detyrat per t'u realizuar, kryesisht persa i perket dokumentacionit dhe transparences se aktivitetit, duke perfshire keshtu afishimin e rregullores dhe te kritereve, kutive te ankesave dhe standardeve te tjera te cilat tashme jane te njesuara dhe te detyrueshme per te gjitha organizatat jofitimprurese qe operojne ne kete fushe" tha Naco. Sipas tij, duhet te jene drejtuesit e pushtetit vendor ata qe duhet te bashkepunojne, pasi sipas tij ata nuk po kontribuojne ne hapjen e qendrave te reja per shtresat ne nevoje edhe pse mundesite ekzistojne. "Te hapen sherbime te reja sepse ekzistojne mundesite ne te gjithe territorin e republikes se Shqiperise. Po te shikojme harten e sherbimeve sociale sot ato jane perqendruar kryesisht ne qytetet e medha, sic eshte Tirana qe ka pjesen me te madhe, Shkodra, Elbasani dhe Durresi. Kemi rrethe te largeta, qarqe te largeta te cilat akoma nuk po hapin sherbime te reja komunitare" tha Naco. Ne te gjithe vendin aktualisht operojne rreth 108 organizata jofitimprurese, te cilat jane te licencuara.
Kryeqyteti
Tirana ka dhe numrin me te larte te organizatave jofitimprurese. Ajo kryeson e para ne liste me 60 te tilla qe ofrojne sherbime nga me te ndryshmet per femije, per personat me aftesi te kufizuar si dhe te moshuarit .