E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teknologjia e Lirisë së Emocioneve

Gazeta Shqip

Një teknologji mjekësore, që zbatohet nga vetë pacienti dhe që realizon lidhjen ndërmjet trupit e mendjes, si dhe largimin brenda disa minutave të qindra emocioneve negative dhe shqetësimeve trupore

Intervistë me prof. dr. Xhelo SULO

Autori i librit: Si të vetëshërohemi nga emocionet negative

Pyetje: A mund ta përkufizoni shkurtimisht se çfarë përfaqëson e ashtuquajtura Teknologjia e Lirisë së Emocioneve?

Përgjigje: Teknologjia e Lirisë së Emocioneve ose shkurt TLE-ja, përfaqëson një metodologji të re mjekësore që zbatohet gjerësisht gjatë dekadës së fundit, që shëron pa ilaçe, pa injeksione, pa masazhe, pa prerje etj. Një emër alternativ i saj, mund të ishte: Psiko-Terapia Alternative ose Psikologjia e Energjisë.

TLE-ja bazohet në trokitjen apo goditjen metodike me gishta, në disa pika strategjike të trupit të njeriut nga vetë pacienti (në një numër rastesh edhe nga specialisti), proces ky që zgjat rreth 3 minuta. Shërimi, në shumicën absolute të rasteve, arrihet për rreth 5 minuta pas trajtimit.

TLE-në e përshkon ideja e mësimit të njerëzve për tu vetëmjekuar dhe vetëshëruar nga një grup i madh sëmundjesh emocionale, si dhe nga disa dhimbje trupore.

Metoda në fjalë mund të mësohet dhe zbatohet lehtë nga nxënësit, studentët, mësuesit, trajnerët, si dhe nga të gjithë qytetarët që dëshirojnë ta mësojnë dhe përdorin atë, pavarësisht nga profesioni i tyre.

Autorët e teknologjisë në fjalë theksojnë se, bota ndodhet para një shërimi të madh.

Pyetje: A mund të shpjegoni se, kush e zhvilloi TLE-në dhe kur?

Përgjigje: Sigurisht. Një shkencëtar amerikan, dr. Geri Kreig (Gary Craig), e ideoi këtë teknologji shërimi rreth vitit 1993, por ajo u bë e njohur, sidomos gjatë dhjetë vjetëve të fundit.

Parimi themelor i TLE-së është se: shkaku i të gjitha emocioneve negative është një prishje ose një përçarje që ndodh brenda sistemit të energjisë së trupit.

Dr. Kreig e përcakton TLE-në si një zbulim të fuqishëm deri të jashtëzakonshëm, i cili kombinon mjekësinë e mendjes-trupit me mjekësinë agopunkturore, që njihet ndryshe si agopunktura kineze. Ajo është një produkt i përkryer, që ka rrjedhur nga kombinimet ndërmjet mençurisë së kohës së lashtë dhe shkencës së kohës moderne.

Nga mjekësia agopunkturore mësojmë se: kur njeriu është i shëndetshëm, energjia lëviz nëpër trup pa pengesa, pa bllokime, pa mbyllje rruge. Lëvizja normale e energjisë bën të mundur që, ajo të jetë në harmoni, në ekuilibër ose në balancë, te secila pjesë e trupit.

Kur rryma e energjisë bllokohet, zhvillohet disbalanca dhe shfaqet sëmundja. Rezulton që balanca është shëndeti, kurse disbalanca është sëmundja.

Pyetje: Si mundet që një metodologji shërimi kaq e gjerë, mund të mësohet dhe zbatohet nga vetë qytetarët, që mund të jenë: shkollarë, studentë, sportistë etj.?

Përgjigje: Procesi i të mësuarit të TLE-së ngjason me procesin e të mësuarit të makinës nga njëra anë, si dhe me procesin e të mësuarit të drejtimit të saj nga ana tjetër.

Të mësuarit e makinës kërkon vite, të mësuarit e drejtimit të makinës kërkon disa ditë.

Edhe TLE-ja, megjithëse është një metodologji tërësisht mjekësore e thellësisht shkencore, zbatimi i saj mund të mësohet shumë shpejt, brenda disa ditëve.

Metodologjia e TLE-së është e lehtë në të kuptuar, e thjesht në të mësuar dhe tepër e thjeshtë në të zbatuar. Prandaj slogani qendror i saj është: Mëso të shërosh veten, mëso tjetrin të vetëshërohet.

Ideatori i TLE-së ka përdorur dijet e tij në dobi të thjeshtëzimit të saj. Për ta formuluar atë në formën më të thjeshtë të mundur, ai është udhëhequr pikërisht nga slogani në fjalë.

Prirja e thjeshtëzimit pa kaluar në thjeshtim, për sa i përket transmetimit dhe përdorimit të dijeve, është karakteristikë pozitive e kohëve moderne. Çdo ditë, ne shohim mësuesit/pedagogët që i përdorin dijet te studentët e tyre, mjekët që përdorin dijet te pacientët e tyre, trajnerët që i përdorin dijet te sportistët e tyre, si dhe prindërit te fëmijët e tyre, në një nga format ose mënyrat e thjeshtëzimit.

Të gjithë mund dhe duhet të synojnë thjeshtëzimin e mësimeve dhe teknikave, në mënyrë që njerëzit ti kuptojnë ato lehtë dhe ti përdorin pastaj vetë, duke i shërbyer vetvetes.

Pyetje: Cili është mekanizmi i këtij shërimi të madh, me pak fjalë?

Përgjigje: Mekanizmi i këtij shërimi të madh dhe të shpejtë lidhet me fenomenet elektrike në trupin tonë dhe me rivendosjen e balancës së prishur në sistemin e energjisë. Ekzistojnë shumë arsye dhe shkaqe që prishin balancën e energjisë në trup dhe përçajnë rrjedhën e lëvizjes së saj.

Gjendjet e ndryshme emocionale të tilla si, stresi i tepruar, shqetësimi/meraku, zemërimi/inatosja, frika/frikësimi, hidhërimi/pikëllimi/brengosja, vuajtjet shpirtërore etj., janë disa nga emocionet negative që prishin rrjedhën e rrymës së energjisë, duke krijuar në tru vatra të ngecjes ose përçarjes së rrymës së energjisë.

Nëpërmjet TLE-së, ne adresohemi te truri, pikërisht te pika e përçarjes së rrymës së energjisë, duke e riparuar atë defekt.

Pas kësaj p.sh., zemërimi ndaj dikujt kthehet në objektivitet, kthehet në zemërgjerësi, hidhërimi ndaj vdekjes së një njeriut të dashur kthehet në qetësim etj.

Lidhur me këtë, dr. Geri thekson se: Fakti që TLE-ja prodhon shërimin e shpejt të problemeve emocionale, përfshi dhe nga më të vështirët në dukje, tregon se ajo përfaqëson tashmë ilaçin e vërtetë për trajtimin e tyre...

Pyetje: Si mund të përcaktohet një emocion negativ?

Përgjigje: Emocioni është një eksperiencë psiko-fiziologjike komplekse e mendjes së njeriut, që shfaqet si rezultat i bashkëveprimit midis influencave biokimike të mjedisit të brendshëm dhe influencave të ndryshme të mjedisit të jashtëm.

Njeriu mban në vetvete bagazhin e përhershëm të emocioneve të tij. Emocionet në përgjithësi e bëjnë jetën e njeriut më reale dhe me më kuptim.

Emocioni lidhet fort me: gjendjen shpirtërore (humorin, mërzinë), temperamentin, personalitetin, predispozimin (gatishmërinë), si dhe me motivimin (arsyen).

Motivimet aktivizojnë mënyrën e sjelljes, kurse emocionet aktivizojnë pjesët cilësore të motivimit, negative ose pozitive. Mbi këtë bazë, emocionet mund të ndahen në dy grupe: grupi i emocioneve negative dhe grupi i emocioneve pozitive.

Kur themi emocione negative, kemi parasysh problemet që prishin ritmin e jetës sonë, si p.sh.: ritmin e punës, gjumit, oreksit, mendimit, përqendrimit, humorit, gëzimit etj., etj.

Thuhet se, rreth 85% e sëmundjeve tona trupore, shkaktohen nga emocionet negative kronike, si dhe shërimi sistematik i emocioneve shkakton shërimin e thelluar të trupit.

TLE-ja ka lindur pikërisht, si metodika që largon emocionet negative dhe hap rrugën e dominimit të emocioneve pozitive dhe të shëndoshjes së psikologjisë individuale, në dobi të rritjes së cilësisë së jetë

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›