Gratë turke, protestë në mbrojtje të abortit
Share
Qindra protestues kanë dalë në rrugët e Stambollit për të shfaqur kundërshtimin ndaj planit të qeverisë për të ulur kohën e lejuar për abort.
Gratë mbanin pankarta si trupi im, zgjedhja ime dhe brohorisnin slogane kundër qeverisë në qarkun Kadikoj të Stambollit, ku ishin mbledhur po ashtu edhe meshkuj, raporton REL.
Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan e ka krahasuar abortin me vrasje.
Raportet e mediave thonë se qeveria e tij po punon në hartimin e legjislacionit që ndalon abortet katër javë pas ngjizjes.
Aktualisht, në Turqi lejohet aborti deri ne dhjetë javë pas ngjizjes.