E Diel, 1 Nëntor 2026

Tekstet per femijet emigrante 100 abetare nga shoqeria civile

Ndaj mungeses se teksteve ne gjuhen shqipe per femijet e emigranteve shqiptare ne greqi ka reaguar shoqeria civile. Rreth 1000 abetare 150 libra artistike por edhe programe mesimore per mesuesit jane dhuruar nga perfaqesues te shoqerise civile te cilet kane percjelle mesazhin se femijet shqiptare jashte kufijve duhet te mesojne gjuhen shqipe. Drejtuesi i keshillit pedagogjik Jovan Mehilli tha se edhe institucionet perkatese duhet te marrin parasysh kerkesat per libra dhe ti dergojne ato ne Greqi ne prag te fillimit te vitit shkollor.

Ai komb qe investon per diturine e kulturen nuk vdes kurre. Une po iki ne Athine me nje besim shume me te madh se ketu ne vendlindjen tone ku eshte nena jone Shqiperi ka burra ka zonja ka te rinj u shpreh Jovan Mehilli drejtues i keshillit pedagogjik ne Greqi.

Sot kam kenaqesine ti ofroj zotit Jovan Mehilli si kryetar i keshillit 1 mije abetare 5 libra te gjuhes shqipe per vitin e pare te dyte dhe te trete ne menyre qe shkollat shqipe ne Greqi jo vetem te mos mbyllen po fale punes se keshillit pedagogjik te zgjerohen sa me shume te jete e mundur tha Jetmir Salija.

Ne tetor rreth 100 mije vogelushe shqiptare te cilet jetojne ne Greqi do te nisin shkollen. Keshilli Pedagogjik i Mesuesve te Emigranteve Shqiptare ne Greqi aktualisht perfshin mbi 300 mesues te cilet u mesojne vullnetarisht gjuhen shqipe femijeve te emigranteve.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›