E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venezuele 7 te vdekur nga permbytjet

Shtate persona vdiqen ne nje lagje te varfer te Karakasit ne Venezuele si pasoje e permbytjeve te shkaktuara nga shirat qe solli stuhia tropikale Methjus. Balta vershoi ne rruge duke zene ne gracke makinat dhe mbushur shtepite me uje te ndotur. Shume prej njerezve te lagjes se varfer edhe pse I mbijetuan stuhise paten deme te shumta materiale ne banesat e tyre.

Zevendepresidenti venezuelian Elia Jaua shkoi ne zonen e goditur nga permbytjet per te vizituar viktimat ndersa tha se qeveria eshte mobilizuar per tu dhene ndihmen e nevojshme. Duke folur per mediat Jaua tha se po merren masa per lidhjet e tubacioneve te ujit me qellim furnizimin e banoreve brenda pak oreve ndersa shume shpejt do te filloje puna per ndertimin apo rikonstruksionin e shtepive te demtuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›