E Shtunë, 31 Tetor 2026

Telefonata e Blade zemeron Amy-n

Amy Winehouse eshte zemeruar me bashkeshortin e saj Blake Fielder Civil, pasi mesoi se pas daljes nga burgu perpara se te komunikonte me kengetaren, ai kishte kontaktuar me nje tjeter grua, Sophie Schandorff.

Modelja kishte perdorur faqen e saj ne Facebook per te treguar se po festonte kthimin e marinarit te saj. Ne muajin korrik Blake dhe Sophie ishin pare teksa i peshperisnin njeri-tjetrit “Te dua” ne sallen e gjyqit kur Civil u denua me 27 muaj burg.

Amy ende nuk e ka pare te shoqin qe pas hyrjes se tij ne nje qender rehabilitimi dhe ka refuzuar te paguaje 30 mije paund per trajtimin e tij.

 Kontakti i fundit i bashkeshortit me modelen e ka lene ate te zemeruar.  Por Blade eshte optimist se e shoqja nuk e ka lene dhe se ne nje nga keto dite ajo do ta vizitoje. “Do te jemi bashke per gjithe jeten”, ka thene ai.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›