Ban Ki-moon apel Prishtines per fleksibilitet

Sekretari i pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki-moon i ka bere apel Prishtines te pranoje nje mision te riperterire te OKB-se ne Kosove.
“Shpresoj qe Prishtina do te kuptoje dhe do te veproje me pragmatizem dhe fleksibilitet”, ka thene Ban Ki-Moon pas shtyrjes se seances te Keshillit te Sigurimit te OKB-se.
Plani gjashte-pikesh i sekretarit Ki Moon ka marre aprovimin e Beogradit, mirepo eshte refuzuar nga pala kosovare.
Sipas lidereve ne Prishtine projekti i sekretarit te pergjithshem nuk respekton projektin e Marti Ahtisarit, Kushtetuten e Republikes se Kosoves dhe ligjet e Republikes se Kosoves.
Seanca per Kosoven ne KS-se ishte parashikuar te mbahej diten e marte.