E Shtunë, 31 Tetor 2026

Telefoni po i ul kokën shoqërisë

teksti-telefonMjafton tu hedhësh një sy videove dhe fotove që qarkullojnë në internet për të kuptuar se sa i rrezikshëm është shkrimi i mesazheve apo cdo aktivitet tjetër në telefon gjatë kohës që je në ecje. 

Teknologjia moderne po krijon gjithnjë e më shumë atë që shumë studiues po e quajnë shoqërinë zombi, njerëz, kalimtarë që ecin me kokë ulur. Një fakt të tillë dokumentoi edhe një ekspozitë e një fotografi finlandez. Ai fotografoi njerëz me telefona në duar në rrugë, aeroporte, stacione autobusi, stacione treni, parqe, stadiumeqë të gjithë me kokën poshtë, të përqendruar tek telefoni i tyre. Teknologjia po i ul kokën shoqërisë.

Fenomeni ka efekte të tjera, shumë më të rrezikshme. Shpërqendrimi me telefon gjatë kohës në ecje u ka marrë jetën dhjetra personave. Në Shtetet e Bashkuara, mbi 1 mijë aksidente të tilla u regjistruan në vitin 2008, ndërsa në vazhdim shifrat janë rritur.

Për të minimizuar sadopak rrezikshmërin e mesazhimit gjatë ecjes mbërrin CrashAlert, një aplikacion i hedhur së fundmi në treg. Ky aplikacion shfrytëzon kamerën e aparatit telefonik duke e përdorur atë si sy për kalimtarin që bën vlerësimin se kur distanca me një tjetër objekt është e rrezikshme dhe lëshon alarmi.

Ideatorët e kësaj risie shpresojnë që të reduktojnë aksidentet, nga ato më qesharaket, e deri tek ato me rrezikshmëri të lartë për përdoruesit e telefonave,transmeton TCh.  P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›