Telefonia celulare, ulen tarifat
Hyrja e operatorit te katert celular, ne muajin shtator, pritet te sjelle uljen e metejshme te tarifave te telefonise celulare. Sipas Drejtorit te Kabinetit prane Autoritetit te Komunikimeve Elektronike e Postare, Gazmir Isakaj, kjo kompani do hyje ne treg ne shtator dhe pritet te rrise ndjeshem konkurrencen ne treg, duke sjelle njeheresh dhe cmime, te cilat do te jene edhe me te ulta se vendet e rajonit. “Kemi nderhyrje ne AKEP ne fillim te gushtit me urdhrat perkates per lidhjen e marreveshjes se interkoneksionit nepermjet operatorit te katert dhe kater operatoreve te tjere, tre celular dhe nje fiks, qe jane me fuqi te ndjeshme ne treg per lidhjen e marreveshjes se interkoneksionit. Keto urdhra do te mundesojne futjen e operatorit te katert ne shtator. Tarifa e intervenimit te telefonise kombetare eshte 10.5 leke, per minute, eshte disi me poshte mesatares se Bashkimit Evropian dhe te vendeve te tjera kandidate”, deklaroi drejtori Isakaj per Tv Klan. Por nje tjeter ulje, tarifat e telefonise celulare do te kene ne muajin janar te vitit 2011, pasi Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare do te ule tarifen e interkoneksionit me 15 per qind. “Ky model do te implementohet ne fillim te vitit 2011 me nje ulje te tarifave ne masen 15 per qind dhe pastaj do te ndiqet trendi i rekomandimeve te Bashkimit Evropian sipas direktivave BE dhe institucioneve evropiane. Do te kemi nje pershpejtim te terminimit, te cilat domosdo do te ndikojne te tarifat me pakice, ne tarifat e konsumatoreve”, tha ai. Gjithashtu eshte propozuar nga AKEP qe deri ne shtator te vitit 2013, tarifat te ulen ne rreth 60 per qind duke shkuar ne 4,63 leke per minute nga 10.5 leke qe eshte aktualisht. Po ashtu pritet qe ne janar te vitit te ardhshem te ofrohet sherbimi i portabilitetit te numrit, qe me konkretisht do te thote se cdo abonent mund te ndryshoje kompanine pa ndryshuar numrin e tij personal.