E Shtunë, 31 Tetor 2026

I vlefshem apo i vleresuar? Nga Plator Nesturi

Deri perpara disa kohesh, punesimi ne sektorin shteteror, sidomos ne administraten civile, ishte pothuaj mundesia e vetme e nisjes se karrieres profesionale per te rinjte e sapodiplomuar. Tashme ky raport po ndryshon me shpejtesi dhe sektori privat, i dale nga faza e adoleshences, po kerkon gjithnje e me shume te thithe e te sherbehet prej specialisteve, duke kerkuar te jete me kompetitiv e per t’iu pergjigjur kerkesave te zhvillimit dhe dinamikes se tregut. Shqiperia nuk eshte me vend i izoluar si para 20 vjetesh, ajo ka hyre ne marredhenie te reja dhe sfidat e saj ne keto kushte jane tredimensionale: me veten, me kohen dhe me ekonomite e te tjereve, me cilat eshte e lidhur pashmangshmerisht ne nje rrjet gjithnje e me shume global.
Duke u perqendruar tek marredheniet e individit me punen, mund te veme re dy lloj qendrimesh te nepunesve dhe specialisteve ndaj sektorit shteteror dhe atij privat. Qendrime keto qe kane te bejne si me efikasitetin ne shfrytezimin e aftesive te tyre ashtu edhe me kenaqesine ne pune. Shembujt jane te shume dhe gjithsecili nga ne mund ta shohe tek pervoja personale apo e te afermve tane. T’i marrim me radhe.
“Punesimi ne shtet”, sidomos ne fillim te karrieres se nje te riu, perben padyshim nje sukses. Kjo se pari i sherben CV se tij per nisjen e ngritjes se shkalleve hierarkike te karrieres, siguron nje siguri me te madhe dhe stabilitet per garantimin e punes dhe te beneficeve te tjera si sigurimi shendetesor, pensioni etj. Nga ana tjeter ai mund te perfitoje nepermjet programeve te ndryshme qeveritare per te rritur shkallen e tij te kualifikimit dhe njekohesisht duke qene pjese e kesaj strukture te madhe, te rinjte ne fillim te karrieres se tyre kane mundesi te orientohen me shpejt e te krijojne nje ide te pergjithshme per gjeresine, prioritetet dhe problematikat e funksionimit te shtetit e te ekonomise. Kjo e fundit, krahasuar me fushen me te ngushte ne te cilen operon specialisti ne sektorin privat, eshte mundesi e madhe njohjeje, por jo gjithcka shkon roze. Te gjithe jemi koshiente se administrata jone shteterore nuk eshte cliruar ende nga disa mentalitete dhe pervoja pune te vjeteruara, qe fillon qe me rekrutimin e te rinjve duke mos iu shmangur dot nderhyrjes dhe tarafit cka ben qe ne perzgjedhje te jete deficitare ndaj elementeve me te talentuar. Nje aspekt tjeter negative eshte mos dinamizmi i saj. Pritshmeria nga ku mekanizmi te vihet ne levizje vetem nga urdhrat nga lart, ben qe edhe efikasiteti i punes te jete jo ne parametra optimale. Kjo burokraci ben qe administrata shteterore ti ngjaje ne permasa nje gjiganti, por ama te ngathet e kaba. Ndaj dhe te rinjte qe nisin eksperiencen e tyre te pare ne kete sistem, rrezikojne te infektohen edhe prej te metave te tij, sic eshte mungesa e iniciatives dhe pritshmeria,
Do te ishte interesante nese per nepunesit e administrates shteterore te zhvillohej nje test sesa jane ata te kenaqur me punen qe bejne. Veshtire te thuhet, nga arsyet qe u ngriten me siper, se pavaresisht garancive qe ofron puna ne shtet, ata te jene te kenaqur me vete objektin dhe produktin e punes qe realizojne. Le ta kokretizojme si argument. Nese vite te shkuara ishim mesuar qe nepunesit ti gjenim me teper ne kafene sesa ne zyra, tashme jane vendosur rregulla te rrepta per disiplinimin e punes dhe zbatimin rigoroz te orarit zyrtar. Por ka nje tjeter problem. Futja “perdhunshem” neper zyra dhe zbatimi i orarit, nuk shoqerohet me ngarkesen e duhur te punes per ta perdorur me efikasitet kohen. Ende nuk ka nje normim te punes se studiuar dhe shpesh zyrtaret 8-orareshin e kalojne me plogeshti para kompjuterit jo per ceshtje te detyres qe kane por per Facebook-n. Atehere mund te thuhet se ky nepunes eshte i kenaqur me punen qe kryen?
Nje panorame tjeter jep pune ne sektorin privat. Megjithe risqet qe ka dhe ku garancia e stabiliteti ne pune varet kryesisht nga rezultatet qe jep dhe jo nga tarafet, ky sektor eshte shume me dinamik. Objekti i punes eshte me konkret dhe fusha ne te cilen operon specialisti eshte me e ngushte, ndaj dhe rezultatet e punes jane me konkrete e te prekshme. Nga ana tjeter dinamika e veprimeve shton dhe i jep hapesire iniciatives se gjithsecilit duke shmangur dhe burokracite e panevojshme. A ndihet i kenaqur me punen qe kryen specialisti ne sektorin privat? Fakti qe ai e ka me te qarte dhe me te djeshem produktin e punes qe kryen, eshte nje arsye e dukshme pozitive. Ne dinamizmin e veprimeve, koha e tij e punes eshte e mbushur dhe cdo iniciative shnderrohet ne nje sfide te perditshme duke e mbajtur lart adrenalinen. Nderkohe nje aspekt tjeter i rendesishem eshte motivimi i cili perkthehet me se shumti me shperblimin e tij. Puna, iniciativat dhe suksesi i tyre shoqerohen ne menyre me te thjeshte se ne shtet, si me bonus material ashtu dhe me ngritje ne karriere. Ndaj nderthurja e tyre eshte nje element i rendesishem qe cdokush jo vetem ta ndjeje veten te vlefshem e te dobishem por edhe te vleresuar.
A do te ndihet keshtu nje dite edhe punonjesi ne administraten shteterore? Bashkerendimi, ndervaresite dhe kalimi i punonjesve nga nje sektor tek tjetri, padyshim qe do te sjelle nje shndervjelltesi me te madhe nga e cila duhet te perfitoje shoqeria dhe ne sherbim te rritjes ekonomike. Sidoqofte, ka ende rruge per t’u bere.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›