E Shtunë, 31 Tetor 2026

Telemjekësia në Shkodër, Arvizu: Projekte për lidhje me spitalet amerikane

Shkodër- Në spitalin rajonal të Shkodrës u perurua sot rikonstruksioni i qendrës së telemjekësisë që mundeson lidhjen online me spitalin qendror në Tiranë dhe ato të vendit.

I pranishëm në perurim Ambasadori i Shteteve të Bashkauara në Tiranë Aleksandër Arvizu i shoqëruar dhe nga ministri i Shëndetsis Vangjel Tavo, tha se në përfundim të projektit të koordinuar nga USAID-i dhe ministria e Shëndetësisë do mundësohet lidhja virtuale mes 14 spitaleve të Shqipërisë edhe me ato të Shtetetve të Bashkuara.

Ndër të tjera zoti Arvizu është shprehur se krijimi i këtij rrjeti i vjen në ndihmë pacientëve në mbarë vendin veçanërisht në zonat e thella ku mjekësia e ka vështirë të penetrojë.

Zyra e ndihmës humanitare  e komandës amerikane për Evropën dhe projekti në fjalë është koordinuar nga  USAID-i dhe minstria e Shëndetësisë me një shumë prej 166,000 dollarë.

/IDEA/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›