E Shtunë, 31 Tetor 2026

Telemjekësia në celular, marëveshja midis Ministrisë e Vodafon

"Telemjekësia përmes rrjetit celular", është nisma më e fundit e ndërmarrë nga kompania e telefonisë celulare Vodafon dhe Ministria e Shëndetësisë. Kjo iniciativë novatore, e bazuar në teknologjinë më të fundit 3 G, mundëson që të dhënat nga testimet mjekësore të kryera tek pacientët prej një ekipi të Kryqit të Kuq, kalojnë tek një aparat smartphone dhe më tej përmes rrjetit të shpejtë 3 G të Vodafon, transferohen në kohë reale tek spitali Hygeia në Tiranë ,ku një mjek i specializuar i ofron pacientit dhe mjekut të famijes, të zonës opinionin e tij brenda 24 orëve.
 

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafon në Shqipëri Haris Broumidis, theksoi se iniciativa për telemjeksinë përmes rrjetit celular është pjesë e angazhimit të kompanisë së tij ndaj përgjegjshmërisë së biznesit.
 

"Telemjekësia nëpërmjet rrjetit celular", sjell një ndikim të prekeshëm, pasi ajo i adresohet një numri prej minimalisht 400 fshatrash të zonave më të thella të vendit, të shtrirë nga veriu në jug të Shqipërisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›