E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi:Arrestimi i vrasësve të policit Zymberi i vështirë

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka deklaruar të premten se prioritet kryesor për ministrinë që ai e udhëheq është lufta kundër krimit të organizuar dhe vendosja e rendit dhe ligjit në veri të vendit.
Rexhepi në një konferencë për media ka thënë se në mesin e prioriteteve është edhe arrestimi i gjashtë të dyshuarave për vrasjen e Enver Zymberit, e për të cilët është lëshuar fletarrest ndërkombëtar, mirëpo ai ka pranuar se arrestimi i tyre do të jetë i vështirë.
Ministri Rexhepi thekson se pengesë tjetër për arrestimin e Ratomir Bozoviç, Radovan Radiç, Milovan Vlaskoviç, Slobodan Vuciniç , Dushan Jovanoviç dhe Ratomir Kasaleviç është edhe mos kontrolli i plotë i kufijve në veri dhe barrikadat.
“Prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2012 janë sundimi i rendit dhe ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, plotësimi i kritereve teknike për liberalizimin e vizave me BE-në, vazhdimi i reformave në agjensitë ekzekutive të MPB-së, bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar”, tha ndër të tjera Rexhepi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›