E Diel, 1 Nëntor 2026

Televizioni Souvenirs from Earth emeton 24 ore ne dite video artistike

Kjo gjendje i merziti dy artiste videosh Marcus Kreiss-in dhe Alec Crichton-in. Prandaj ata krijuan nje kanal televiziv i cili transmeton nepermjet rrjetit kabllor filma ne gjatesine e tyre te plote. 7 dite te javes nonstop 24 ore. Pa moderator pa komentar. Vitet e kaluara filmat mund te shikoheshin vetem ne televizion. Por tani Souvenirs from Earth ofron nje Livestream ne internet.

Cloud Cuckoo Land - Vend i reve dhe i qyqeve- quhet filmi video i duos se artisteve nga Nju Jorku Erik Moskowitz dhe Amanda Trager. Nje perzierje opere video dhe klipesh muzikore. Nena dhe babai luajtur nga vete artistet diskutojne duke kenduar para kameres mbi edukimin e femijeve dhe nje ndryshim shtepie. Filmi eshte treguar tashme ne shume festivale dhe ekspozita. Tani ai transmetohet ne programin e Souvenirs from Earth.TV Une jam Alec Crichton drejtori artistik i kanalit jam ketu ne Keln dhe perpiqem qe te terheq sa me shume artiste videosh per programin tone. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift http//www.souvenirsfromearth.tvBildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift

Alec Crichton ne fillim te moshes 30 vjecare eshte vete artist videosh. Studio e tij qe ndodhet ne lagjen Nippes te Kelnit eshte bosh. Ne fakt aty ndodhet vetem nje tavoline e madhe me dy kompjuter. Atij nuk i duhen me shume pajisje. Une rri ulur ketu gjithe diten dhe kerkoj ne rrjet per video te reja i pergjigjem E-mailave i shkruaj njerezve shkoj ne biennale dhe festivale filmash.

Souvenirs from Earth eshte kanali i pare televiziv qe ka nje program 24 oresh me art. Programi perbehet nga filma te shkurter video muzikore dokumentacione instalacionesh ose performances. 1500 video jane transmetuar vitin kaluar ne Souvenirs from Earth. Qe prej kater vjetesh programi shihet ne televizionin francez dhe gjerman me kabell. Muzeume bashkekohore si per shembull Jeu de Paume ne Paris dhe Qendra Nam-June-Paik ne Korea do e marrin kete program pas vitit 2012. Alec Crichton kujdeset qe ne ekran te mos transmetohet cfare te jete Duke qene artist mua me pelqen te jem edhe intuitiv por perzgjedhja e videove bazohet tek pervoja. Njeriu sheh shume dhe nese mendon se dicka eshte interesante atehere edhe funksionon. Une perpiqem te perzgjedh dicka jo me shume me veshtrimin artistik se sa te gjeje tek nje punim nje gje interesante qe zgjeron perceptimin. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift By Comparison


Mes tyre ka prodhime te artisteve te njohur te skenes si Julian Opie Harun Farocki Bill Viola ose James Turrell. Artisti amerikan qe punon me ndricimin ka treguar nje video 24 oreshe tek i cili tonet e ngjyres kalojne nga roze ne violet blu dhe ngjyre te kuqe. Asnje vizitor muzeumesh nuk ka kaq shume durim dhe kohe. Me Souvenirs from Earth ai mund ta shohe kete punim ne dhomen e ndenjies ne shtepi.

Video Cloud Cuckoo Land mbaron. Pas saj vjen nje pushim i vogel dhe nje citat nga Nam June Paik
Televizioni na ka sulmuar nje jete te tere tani jemi ne qe godasim mbrapsht tani ne e bejme televizionin vete.
Paik eshte pionier ne artin e mediave dhe nje fare mentori shpirteror i programi. Ai tregon imazhe televizive te viteve 60-te te cilat ai i shtremberon nepermjet nje magneti duke prodhuar forma interesante. Dhe ai enderron per nje kalan televiziv qe eshte vetem art.

Bildunterschrift

Ne programin e Souvenirs from Earth fillon tani nje film vizatimor. Zara notojne ne ektran kthehen ne bime format zevendesojne njera tjetren. Kjo shoqerohet nga muzike elektronike. Imazhet mbesin abstrakte dhe te mistershme. Nuk ka asnje lloj veprimtarie nuk ka fillim dhe fund. Souvenirs from Earth ofron background perfekt vizuel per festa ose per te qendruarit ne divan. Televizioni kthehet ne ekran personal per art modern. Autor Sabine Oelze/ Aida Cama

Redaktoi Bahri Cani

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›