E Shtunë, 31 Tetor 2026

Recesioni dhe frika e falimentimit brejne depozitat e bankave greke

Mjafton nje shikim i shpejte i faturave te hedhura ne shporten ne krah te dy ATM-ve te Bankes Kombetare te Greqise ne cepin afer sheshit Sintagma qe ditet e protestave jane me qepena te ulura qe te kuptosh se depozitat po shteren. Mbetja e shumices se llogarive jane me pak se 100 euro U zbrazen plotesisht arritem ne fund thote per DW nje kliente me droje nga historite qe ndodhin me hajdutet por edhe nje revolte te dukshme per skamjen. Nje tjeter Magda sic mjafton te prezantohet ofshan qe parate e subvencionit te ullirit 320 euro i moren bankat per kestin e kredise me te hyre ne llogari. Kater muaj pa u paguar ne pune shpreson mos marre dicka per hir te festave te fundvitit. Greket me papunesine e madhe dhe haracet e shumta tashme hane nga ato qe kane. Ata qe kane pasi sipas studimeve vetem gjysma e grekeve kane llogari bankare i thote DW analisti Babis Polikroniadis. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Krize ne Greqi

Pasiguria e mbetjes ne eurozone eshte brejtesi me i madh i depozitave

Kjo hemoragji apo outflow i madh i parave ka bere qe greket te perfshihen tashme ne klubin e te varferve te qytetareve komunitare per sa i perket depozitave per person. Depozitat sigurisht nuk brehen vetem nga papunesia shkurtimet drastike te pagave dhe pensioneve apo haracet e njepasnjeshme per mbulimin e deficitit buxhetor. Brejtesi me i madh i parave eshte pasiguria dhe frika e depozituesve nga nje shembje e mundshme e sistemit bankar qe mbahet ne kembe vetem me subvencionet e Mekanizmit te Jashtezakonshem te Ndihmes qe funksionon prane Bankes se Greqise. Persa kohe evropianet do te vazhdojne te flasin per dalje te Greqise nga eurozona njerezit do te vazhdojne ti marrin parate e tyre ne shtepi per te mos humbur prej eventualitetit te nje ekuivalence te re drahmi/euro qe do te jete me e larte se ajo e vitit 2001 345 drahmi/euro kur vendi hyri ne Bashkimin Monetar Evropian thote Polikroniadis. Bildunterschrift Euro per paketen e ndihmes per Greqine

Nga bankat greke ne ato te huaja ose neper senduqe

Neper sportelet e bankave nepunesit bejne lufte te perditshme me klientet e tyre qe te mos terheqin parate ne shumicen e rasteve pa rezultat. Nje mesoburre pasi priti me durim ne radhen e tij ne degen e Bankes Kombetare te rruges Ipokratus transferoi 25.000 euro ne llogarine qe ka hapur ne Angli per tarifat e shkollimit te se bijes. Nje pensioniste grindet qe nuk mund te terheqe te gjitha parate pasi banka ka vendosur tashme limit ne nje perpjekje te saj per te frenuar fenomenin. As historite e dhimbshme te vjedhjeve neper banesa me viktima zakonisht pensioniste mund te frenojne fenomenin. Kush nuk mund ti nxjerre jashte i mban neper senduqe ose vende te ndryshme ku shpesh kartmonedhat edhe demtohen sic deshmon edhe fluksi i qytetareve qe shkojne per ti kembyer ne Banken e Greqise ne bulevardin Panepistimiu. Kryesisht eshte ceshtje kulture dhe vlerash kjo qe perjetojme sot i thote DW drejtori i deges se Bankes te rruges Ipokratus Spiros Karusos ne perpjekjen e tij per te shpjeguar krizen ne pergjithesi por edhe fenomenin ne degen e tij per te cilin deshiron te flase vetem off the record. Por fenomeni u publikua nga vete guvernatori i Bankes se Greqise Jorgos Provopullos i cili i tha Komisionit te eshtjeve Ekonomike te Parlamentit se vetem per dymujorin shtator-tetor jane terhequr 13-14 miliarde euro duke e rritur shumen nga viti 2010 ne 60 miliarde euro. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Babis Polichroniadis

Hemoragji e madhe dhe nga depozituesit imigrante

Kriza me klimen e saj te pasigurise se theksuar ekonomike por edhe politike u ka privuar bankave dhe depozituesit imigrante me rreth 10 miliarde euro deri para krizes. I kam hequr dhe i kam cuar ne Shqiperi. Gjithe shqiptaret i kane marre dhe i kane cuar ne Shqiperi i thote DW Irakliu nga Fieri i cili gjeti edhe menyren per ti shpetuar ankthit te kursit te monedhes. Nuk i kam investuar ne banke i kam edhe ne leke edhe ne euro gjysem per gjysem se mund te shkaterrohet edhe leku por edhe euroja. Kete do te beje edhe Stefani kepucar qe kursimet e tij prej 30.000 euro i coi ne Shqiperi por i beri gjysma euro dhe gjysma dollare. Ne jetojme me friken e falimentimit te Greqise se mund te falimentojne bankat ashtu sic falimentojne perdite ndermarrjet. Por edhe ne Shqiperi nuk kemi siguri pavaresisht se cthone bankat interesi i tyre leviz perdite thote Aleks Balla sipas te cilit shqiptaret ne qofte se nuk i kane kthyer ne mall parate ne Greqi ose Shqiperi i kane cuar ne Banken e Qipros ose ne banka te tjera te huaja por edhe ne Banken Kombetare Shqiptare. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Aleks Balla

Zgjidhja e vetme eshte rifitimi i besimit te depozituesve tek bankat

Shqiptaret jane djegur prej qullit i fryjne edhe kosit tani. Kjo me ka ndodhur dhe mua dhe une prej kohesh nuk i kam lene leket ne Greqi nuk kam besim me krizen i thote DW imigranti Astrit Korbi i cili mendon se ne Greqi paraja ka dale nga kanelet qarkulluese dhe eshte hedhur e tera ne informalitet. Per ndryshim te kahut te gjerave me fqinjet shqiptare flet edhe Polikroniadis duke shenuar se ndryhe nga para 15 vjetesh qe shqiptaret me historine e piramidave i sillnin parate ne Greqi tani per shkak te krizes i marrin i cojne nga Greqia ne Shqiperi. Me sa duket asgje nuk mund te behet qe te ndalohet ky fluks i terheqjes se parave sipas tij me gjithe perpjekjet deshperuese te bankave qe kane adoptuar serish kamata joshese deri 6.5 duke akorduar totalin e tyre vjetor qe me depozitimin e parave. Zgjidhjen do ta jape vetem rifitimi i besimit qe kerkon kohe dhe eklipsimin e krizes.

Autor Niko Anagnosti

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›