Vlora, fshatarët konflikt me komunën par tokat, protesta
Më shumë se 100 banorë të fshatrave të komunës Novoselë në Vlorë kanë zhvilluar një protestë. Sipas tyre prona që kanë përfituar në bazë të ligjit 7501, kërkohet t’iu merret nga komuna Novosele për tu dhënë me koncesion.
VLORE- Komuna Novësel, e cila është lakuar shpesh herë nga e majta për abuzimet me pronat, ka qenë përsëri në qendër të vëmendjes edhe këtë herë. Më shumë se 100 banorë të fshatrave të komunës Novoselë kanë zhvilluar një protestë pasi sipas tyre prona që kanë fituar në bazë të ligjit 7501m kërkohet tju merret nga komuna Novoselë, për tju dhënë më pas me koncesion.
Akuzat e banorëve janë drejtuar drejtuesve të kësaj komune, që sipas tyre kërkojnë të zaprojnë tokën për ta shitur apo dhënë me koncesion ashtu si kanë bërë me tokat të cilat kanë qenë të lira.
Sipas tyre gjëja që e bën akoma më shqetësuese këtë fakt është mos dhënia e një përgjigjeje nga ana e kryetarit të kësaj komune, i cili është shkaktar i të gjithë këtij problemi. (a.r/news24/balkanweb)