E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Aksident tragjik në Levan- Tepelenë, vdes nëna dhe fëmija dy vjeç, plagosen pesë persona (VIDEO)

aksidentNjë aksident i rëndë është shënuar në orët e mbrëmjes në aksin Levan- Tepelenë, në vendin e quajtur Kafaraj.

Një makinë tip fuoristradë me targa AA 089 CG është përplasur me një zetor. Si pasojë ka gjetur vdekjen një nënë dhe fëmija e saj dy vjeç, ndërkohë që janë plagosur pesë persona.

Burimet policore bëjnë me dijë se ka humbur jetën bashkëshortja e drejtuesit të fuoristradës, Adelina Muçaj, dhe djali i saj 2-vjeçar Donald Muçaj, ndërsa janë plagosur rëndë vetë drejtuesi Jetnor Muçaj dhe vajza e çiftit Megi Muçaj.

Të plagosur rëndë janë tre personat e tjerë që udhëtonin me zetor, Krenar dhe Enver Troka si dhe Aleksandër Banaj. Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Fillimisht u raportua se viktima e vetme e aksidentit ishte Adelina Muçaj, por pak më vonë policia gjeti në kanal edhe djalin e saj 2-vjeçar, i cili kishte dalë nga dritarja e makinës, si pasojë e përplasjes së fortë.


Nga hetimet paraprake dyshohet që shkak të jetë bërë mungesa e ndriçimit në rrugë. /ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›