TemA TV/ Arvizu: Në SHBA gjykohen njësoj si senatori, shoferi apo shtëpiakja. Kështu duhet të ndodhë edhe në Shqipëri (VIDEO)
Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ndërsa ka mbajtur një fjalim në Shkollën e Magjistraturës, është ndalur veçanërisht tek pandëshkueshmëria dhe korrupsioni në sistemin e drejtësisë.
Sipas tij, drejtësia duhet të funksionojë njëlloj për të gjitha shtresat e njerëzve.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka rëndësi nëse je senator, nëse je shofer kamioni apo shtëpiake, nëse e kalon cakun do të marrësh penalitetin për këtë. Kjo lidhet me një prokuror të mirë, me një gjyqtar të mirë, pra do të vuash pasojat e asaj që ke bërë. Ne flasim gjithnjë për shtetin ligjor, për sistemin ligjor, pas pak kohësh na mësohen veshët dhe na tingëllon si fjalë. Duhet ta kuptojmë që shteti ligjor është një sistem dhe në SHBA nëse kapesh, atëherë do të paguash për atë që ke bërë, ka thënë ambasadori amerikan gjatë fjalës së tij./b.l