E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Arvizu, takim urgjent me Berishën në kryeministri, më pas shkon në Kuvend (VIDEO)

berisha-arvizu(E PERDITESUAR)- Ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka zhvilluar një takim urgjent me kryeministrin Sali Berisha disa minuta më parë. Situata në KQZ duket se është në qendër të bisedimeve.

Presioni ndërkombëtar mbi Berishën ka shkuar në ekstrem.

Nesër ka paralajmëruar vizitë në Tiranë baronesha Ashton, ndërsa në parlament trajektorja e debatit u zhvendos nga balancimi politik i KQZ, tek biografia e keqe e anëtarit të KQZ, propozuar nga LSI.

Kjo lë të paqartë efektin e këtij vendimi mbi anëtarët e tjerë të ZAZ lokale dhe qëndrimi ndaj anëtarit të KQZ propozuar nga PBDNJ.

SHBA ka qenë e qartë kundër shkarkimit të anëtarit të KQZ, por Berisha duket se po bën të fortin deri në fund.

Pas takimit, ambasadori Arvizu është drejtuar për në sallën e parlamentit, për të ndjekur seancën maratonë për shkarkimin e anëtarit të KQZ-së./ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›