E Diel, 1 Nëntor 2026

Privatizimet rrumpallë/ Kurum nuk ka para për të paguar blerjen e 4 hidrocentraleve

hidrocentraliKa shumë dështime kjo qeveri, por ndër më të rëndit është ai në fushën e privatizimeve.

Fillimisht dështoi me shitjen e kompanisë ARMO, duke ia dhënë një biznesmeni shqiptar, ndryshe nga sa ishte deklaruar se do e merrte një investitor strategjik.

Më pas dështoi rëndë privatizimi i kompanisë së shpërndarjes së energjisë tek çekët e CEZ.

Nuk ka pak ditë që qeveria ka pranuar edhe zyrtarisht dështimin në tenderin e Albpetrolit, edhe pse bëri sikur iu gëzua një oferte stratosferike.

Së fundmi duket se po rezulton një fiasko edhe privatizimi i katër hidrocentraleve shtetërore, për të cilët pati shumë rezistencë nga opozita, pasi ishin në gjendje të mirë dhe me fitim.

Kompania turke Kurum ka blerë hidrocentralet për 110 milion euro, por siç raporton Shqip dhe Top Channel, turqit nuk kanë para për të paguar, duke e futur në siklet qeverinë.

Sali Berisha po pret me ankth paratë për fushatën, por turqit i janë drejtuar IFC-së për të marrë ndonjë kredi për të paguar hidrocentralet.

Nga ana e saj, ministria e Financave, duke i menduar paratë në xhep, ka marrë një borxh prej 12 miliard lekë për ti paraprirë fushatës. Paratë do shpërndahen për kompanitë e ndërtimit, të cilave shteti iu ka borxh./ep

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›