TemA TV/ Berisha: Alfred Peza thotë regjimi i tmerrshëm i Berishës, Alfredica punonte drejtoreshë në regjimin tim (VIDEO)
Kryeministri Sali Berisha sulmoi në Peqin kandidatin e Partisë Socialiste për këtë zonë, Alfred Pezën.
Berisha tha se pasi u vendos që do të kandidonte, Alfred Peza nisi të thoshte regjimi i tmerrshëm i Berishës.
Këtu garojnë 2 kushërinj të parë, për Dash Pezën nuk flas, se atë që ta bën i yti, nuk ta bën njeri. Atë që i bëri Alfredi nuk ia bëri njeri. Për Alfredin do u them dy fjalë. Kur kandidoi, një natë në televizion thoshte regjimi i tmerrshëm i Berishës. Tani Alfred, nëse karakteri i burrit ekziston dhe ekziston mund të them se paske deficit të lindur. Në kohën kur Alfredi çirrej në televizion për regjimin e Berishës, Alfredica ishte drejtoreshë në regjimin tim. Pra vota këtyre nuk u jepen. Nuk ka interes tjetër përveç interesave personale. Ju jap fjalën se me Dash Sulën do shndërrojmë në realitet projektet për Peqinin, u shpreh Berisha, tha Berisha.
Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve të Peqinit që të votojnë numrin 44.
Zotohem para jush se mandatin që vjen, do të marrim statusin e vendit kandidat, i cili shoqërohet me qindra milionë euro. Do hapim negociatat për vendet anëtarë ne BE. 4 vitet që vijnë do asfaltojmë çdo rruge dhe rrugicë në rrethin e Peqinit dhe qarkun e Elbasanit. 4 vitet që vijnë, në rast se biznesi në Peqin u rrit me 70%, me taksa që ulem dhe hoqëm me masat e tjera, bizneset e Peqinit do të rriten së paku me dy herë. 4 vitet që vijnë do të trefishojmë grantet për fermerët e Peqinit dhe e mbarë Shqipërisë. Do të rimbursojmë makineritë. Do të ndërtojmë dhe rindërtojmë gjitha shkollat dhe kanalizimet. Bashkimi Peqinit me Tiranën, me daljen e veçantë nga Komuna e Papërit në Baldushk është zotimi ynë. 12 km kanë mbetur, ju jap fjalën se dy vitet e para të mandatit do keni lidhje direkte me Tiranën, premtoi kryeministri./ep
