E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Berisha: Ne na frymëzon Skënderbeu, Partia Socialiste nuk ka lider (VIDEO)

berisha ne gjirokaster

Kryeministri Sali Berisha hapi fushatën elektorale për qarkun e Lezhës, duke deklaruar se ai frymëzohet nga Skënderbeu, kurse opozita nuk ka një lider.

Neve na prin në rrugën tonë dhe na frymëzon Skënderbeu. Ia dolëm të anëtarësojmë Shqipërinë në NATO, të nënshkruajmë Marrëveshjen e Atabilizim- Asociimit, të lëvizim të lirë, ia dolëm të meritojmë statusin e vendit kandidat, por u bllokuam për 3 ligje, pra jemi qytetarë me besim tek vetja, tek Lezha, tek e ardhmja jonë. Nga kjo tribunë u bëj thirrje qytetarëve të Lezhës të bashkohemi në rrugën tonë drejt Europës, tha Berisha.

Në selinë rozë ka lumenj fjalësh, shpifjesh, trillimesh, por nuk ka lider, nuk ka ide, nuk ka vizion. Ky piktor i dështuar ka nxjerrë tani teorinë e Shqipërisë së gënjeshtërt. Jeton në autobusin e tij mavi me xhama të errëta dhe nuk sheh asgjë. Edi Rama mori peng statusin. Me tre ligjet që mbajte peng ti privove shqiptarët nga pasaporta e vendeve me status të vendit kandidat në BE, privove fermerët nga subvencionet, nga dhjetëra miliona euro investime. Z. Rama, këtë asnjeri sia ka bërë vendit të tij, por nëqoftëse ti për një moment do dilje para varrit të Skënderbeut imagjino se çfarë do të thoshte shpirti i tij, theksoi kryeministri.

Berisha tha se Rama bllokoi parlamentin me bilbila, duke i treguar botës se ajo është stallë për kafshë.

Në fund ai bëri premtimet për qarkun e Lezhës, duke thënë se në total do hapin 250 mijë vende pune në katër vitet e ardhshme.

Pak ditë më parë inauguruam impiantin e pastrimit të ujërave. Katër vitet që vinë me një projekt të ri do garantojmë ujë 24 orë për të gjithë zonën e Lezhës. Katër vitet që vinë në atë zonë do bëjmë gjithçka të mbjellim 10 herë më shumë shegë dhe drufrutorë. 23 qershori po vjen, zotohem para jush se 4 vjeçari që vjen do krijojë 250 000 vende pune në mbarë Shqipërinë, me taksat që kemi hequr biznesi në Lezhë dhe Shqipëri do njohë hov të madh, me trefishimin e granteve për fermerët do rrisim me 30% të punësuarit në bujqësi, me dyfishimin e investimeve për turizmin do rrisim me 20% të punësuarit në këtë sektor. U bëj thirrje emigrantëve të vinë në vendin e tyre, të investojnë pa taksa dhe detyrime 3-5 vjet. Operatorët e turizmit i garantoj për përgjysmimin e taksave. Do ndërtojmë çdo shkollë dhe rrugë, autostradën me katër korsi Shkodër- Lezhë, do përfundojmë rrugën kombëtare Milot-Lezhë, përfundoi Berisha./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›